PUTHJE DHE PËRQAFIME NË KLIPIN E TIJ TË FUNDIT/ Nuk e kemi kuptuar, por Seldi e ka prezantuar të dashurën që në korrik (VIDEO) – AlpeGossip
PUTHJE DHE PËRQAFIME NË KLIPIN E TIJ TË FUNDIT/ Nuk e kemi kuptuar, por Seldi e ka prezantuar të dashurën që në korrik (VIDEO)

PUTHJE DHE PËRQAFIME NË KLIPIN E TIJ TË FUNDIT/ Nuk e kemi kuptuar, por Seldi e ka prezantuar të dashurën që në korrik (VIDEO)

Lidhja e re e Seldi Qalliut bëri bujë sot krejt papritur kur këngëtari publikoi një foto tejet romantike duke u puthur me një vajzë simpatike.

Ai i uronte asaj ditëlindjen, ndërsa fansat nxituan menjëherë ta përgëzonin për lidhjen e re që e kishte mbajtur të fshehtë. Vajza quhet Sindi, dhe është një emër i njohur pasi dy vite më parë u përzgjodh si shoqëruesja e parë e Miss Brukselit.

Sindi është një vajzë shqiptare me banim në Belgjikë dhe mbush sot 22 vjeç. Ajo ka studiuar për Ekonomi Ndërkombëtare, ndërsa punon si modele e kontraktuar në një prej agjensive të modës me bazë në Bruksel.

Por ky nuk është prezantimi i parë që na bën Seldi për Sindin, pasi partnerja e tij ka qenë pjesë e videoklipit të fundit “Nutella”, ku ata shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Nuk e dimë nëse njohja mes tyre ka nisur pikërisht këtu, apo njiheshin më herët! Gjithsesi mund të themi se ata duken mjaft të lumtur me njëri-tjetrin në videon e publikuar në korrik.

Lidhja e re ka tërhequr vëmendjen pasi Sindi shfaqet me një unazë pikërisht në “gishtin e fejesës”.

Ende nuk e dimë nëse unaza e vendosur nga Sindi në këtë gisht është thjesht rastësi, apo dyshja i ka dhënë fund beqarisë