“MENDOVA VETEN KUR ISHA I VOGËL E NUK KISHA PARA”/ Ardit Çuni zbulon përse zgjodhi Danielën – AlpeGossip
“MENDOVA VETEN KUR ISHA I VOGËL E NUK KISHA PARA”/ Ardit Çuni zbulon përse zgjodhi Danielën

“MENDOVA VETEN KUR ISHA I VOGËL E NUK KISHA PARA”/ Ardit Çuni zbulon përse zgjodhi Danielën

Projekti muzikor “Qaj” i Ardit Çunit dhe Danielës për “Këngën Magjike” i ka bërë të gjithë të nxjerrin lot. Artisti i njohur zgjodhi që të merrte një vogëlushe për të bashkëpunuar për vitin jubilar të festivalit muzikor dhe ka një arsye.

Në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News, ai zbuloi se si lindi ideja për këtë duet.

Ardit Çuni: Ideja është që unë Danielën e kam parë tek Voice. Ka pafundësisht Daniela në Shqipëri që nuk kanë mundësi të paguajnë për muzikën që bëjnë, as unë se kam patur mundësinë. Ka qenë shumë e vështirë për mua në moshë të vogël që ti kërkoj prindërve të më paguajnë për të bërë këngë. Kështu që e kam menduar si për vete, por falë zoti ia kam dalë dhe përse të mos ia jap Danielës. Me aq mundësi sa kishte ajo, është e vështirë për tu lancuar në një skenë si Kënga Magjike. Për artistët e rinj, duhet të kalojnë dhe një pjesë jurie. Kurse me mua kalon menjëherë në gjysmëfinale.