Zbulohet historia tronditëse: Këngëtarja e famshme është abuzuar seksualisht nga kushërira në moshën 7 – vjeçare – AlpeGossip
Zbulohet historia tronditëse: Këngëtarja e famshme është abuzuar seksualisht nga kushërira në moshën 7 – vjeçare

Zbulohet historia tronditëse: Këngëtarja e famshme është abuzuar seksualisht nga kushërira në moshën 7 – vjeçare

Ajo është një ikonë e muzikës dhe mbarë bota e njeh për vokalin e saj mbresëlës.

Në Festivalin e Filmit në Kanë është publikuar dokumentari mbi jetën dhe vdekjen e Whitney Houston, ku doli në dritë një e vërtetë shokuese mbi fëmijërinë e saj.

Dokumetari mban emrin “Whitney” dhe është realizuar nga regjisori skocez Kevin Mcdonald. Filmi tregon mbi fëmijërinë e këngëtares e cila nga mosha 7-9 vjeç është abuzuar seksualisht nga kushërira e saj, këngëtarja Dee Dee Warwick.

Gjatë filmit ajo i ka rrëfyer tezes së saj: “Jam abuzuar seksualisht kur isha fëmijë. Ishte një grua, ishte Dee Dee”.

Këngëtarja Warwick ishte rreth 18 vite më e madhe se Houston në moshë dhe pasi u bë e varur nga droga vdiq në moshën 63 – vjeçare, në vitin 2009.

Miqtë e saj dhe industria e muzikës e dinin që ajo ishte lezbike, por ky fakt nuk ishte bërë kurrë publik.

Dokumentari gjithashtu ka vënë në fokus edhe vdekjen tragjike të Whitney e cila u gjet e vdekur në vaskë, kur ishte 48 vjeç, në 11 shkurt 2012.