Bëhuni gati sepse Riselda dhe Hajdin Sejdija do të mbajnë dasmën më të madhe në kryeqytet! – AlpeGossip
Bëhuni gati sepse Riselda dhe Hajdin Sejdija do të mbajnë dasmën më të madhe në kryeqytet!

Bëhuni gati sepse Riselda dhe Hajdin Sejdija do të mbajnë dasmën më të madhe në kryeqytet!

Vitin që lamë pas u bëmë dëshmitarë të mjaft ceremonive martesore siç ishte ajo e Besit dhe e Xhensilës, Marinës dhe Getoarit e të tjerë.

Por duket se shumë shpejt do të kemi një tjetër ceremoni kaq të bujshme dhe bëhet fjalë për koreografen dhe pedagogen e njohur, Riselda Sejdija dhe bashkëshortin e saj, Hajdin Sejdija.

E ftuar në emisionin “Thumb”, Riselda ka treguar se pas 2 vitesh, në 2020-ën, do të mbahet ceremonia e 15 vjetorit të martesës së saj me biznesmenin e njohur dhe pritet të jetë nga ato ceremoni që rrallë herë i kemi parë.

“Unë mezi po pres në 2020-ën, të bëjmë 15 vite bashkë dhe do të bëj diçka shumë speciale, të madhe!”, – u shpreh Riselda.

Sigurisht, detajet do t’i mësojmë më vonë, por jemi të sigurtë që “zhurma” e ceremonisë do të dëgjohet pas dy viteve.