Martesa e moderatorit të njohur, Mishel Rrena me partnerin Tian Oliver Murray ishte një nga lajmet më të bujshme të vitit të kaluar.
Pasi lajmi i martesës u bë publik dhe u publikuan foto nga ceremonia në Londër, Misheli vendosi të qëndronte larg rrjeteve sociale për disa muaj.
Mirëpo së fundmi Misheli është rikthyer e menjëherë ka tërhequr sërish vëmendjen.
Moderatori ndodhet me pushime në Spanjë nga ku ditën e sotme ka publikuar një foto dhe me përshkrimin që ka bërë ka folur për herë të parë pas kaq shumë kohësh.
Misheli shkruan se po jeton i lirë dhe po shijon natyrën e flladin e ishullit tropikal ku ndodhet, duke treguar kështu se është i lumtur.