Ajo është një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Jo vetëm shumë simpatike, por Klean e kemi parë edhe në shumë profesione të ndryshme si moderatore, aktore e këngëtare.
Klea Huta është përfshirë në një debat me fansat e saj të cilët e kanë kritikuar për veshjen që kishte zgjedhur në një darkë iftari, me rastin e Muajit të Ramazanit.
Klea ka shoqëruar një mikeshën e saj për darkë, por ajo që ka shqetësuar ndjekësit është veshja e këngëtares ku bluza ishte më e hapur seç “lejohet nga feja”.
“Iftar me këtë veshje?”, i shkruan një komentues.
“E pse kështu? Si mund të shkosh ti në një iftar e veshur ashtu? Ku feja islame nuk e lejon”, shkruan një tjetër.
Por Kleas nuk i kanë pëlqyer aspak kritikat dhe flet me tone të ashpëra ndaj disa nga komentuesit:
“Injorantë të një kalibri shumë të lartë” i ka cilësuar moderatorja kritikuesit e saj duke uruar që Zoti t’i bekojë të gjithë./AlpeNews.al