Dy ditë më parë këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu u bë pjesë e një aksidenti në Prishtinë teksa po udhëtonte me disa anëtarë të familjes. Makina e tij u përplas me shtyllën e semaforit.
Përmes një video mesazhi Ermali tregoi se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Sot Ermali është shfaqur për herë të parë pas aksidentit duke postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me familjen.
Familja Fejzullahu shfaqet në drekën e Bajramit dhe gjithashtu pranë tyre shihet edhe Sabri Fejzullahu me bashkëshorten.
“Me fat festen e Fiter Bajramit te gjitheve kudo qe jeni. Shendet e begati juve dhe familjeve tuaja . Me respekt familja Fejzullahu”, shkruan Ermali.