Po rikthehet koha e ‘Bonbon’, Era Istrefi zbulon një pjesë nga kënga e re (VIDEO) – AlpeGossip
Po rikthehet koha e ‘Bonbon’, Era Istrefi zbulon një pjesë nga kënga e re (VIDEO)

Po rikthehet koha e ‘Bonbon’, Era Istrefi zbulon një pjesë nga kënga e re (VIDEO)

‘Bonboni’ i Era Istrefit bëri namin dy vite më parë dhe i solli këngëtares shqiptare famën ndërkombëtare. Edhe pas dy vitesh, “Bonbon” akoma dëgjohet dhe pëlqehet shumë.

Pas kësaj kënge, Era publikoi edhe “Redrum” dhe “No I love yous”, por sërish as ato nuk e zëvendësuan dot fiksimin e publikut me “Bonbonin”.

Pas gati 6 muajsh nga “No I love yous”, Era pritet së shpejti të publikojë këngën e saj më të re.

Këngëtarja ka postuar sot në Twitter një video ku shfaqet në studion muzikore teksa në sfond dëgjohet kënga e saj e re.

 

Nga aq pak sa Era ka publikuar deri tani, kuptohet se kënga do jetë ritmike dhe shpresojmë të ketë të njëjtin “Bum” që pati “Bonbon”.