Sipas studimeve psikologjike preferencat që njerëzit kanë për figurat dhe trupat gjeometrikë tregojnë karakteristika specifike për personalitetin e njeriut. Sipas mitologjisë dielli ka zënë gjithmonë një hapësirë të konsiderueshme në bestytnitë dhe kulturat e ndryshme. Ne ju paraqesim kuizin e paraqitur nga BrightSide, zgjidhni një nga format e dillit të paraqitur më poshtë dhe zbuloni më shumë rreth personalitetin tuaj.
Dielli 1 – Keni personalitet special dhe përpiqeni të jeni gjithmonë pozitivë duke u përpjekur vazhdimish për tu përmirësuar. Nuk dorëzoheni lehtë dhe përpiqeni të qëndroni të fortë edhe në situata të vështira. Konsideroheni si mik/mike i mirë dhe që i mbështesni të dashurit.
Dielli 2 – Personaliteti juaj ka dy karakteristika, hapësira personale dhe respekti reciprok me kolegët. Nuk krijoni distancë por ju pëlqen të jeni të rezervuar. Vlerësoni thjeshtësinë dhe i ndihmoni shumë miqtë tuaj.
Dielli 3 – Ju jeni të zgjuar, keni kureshtje për të zbuluar më shumë dhe jeni shumë kurajozë kur bëhet fjalë për aventura të reja. Jeni të sinqertë dhe transparentë dhe nuk i fshihni gjykimet tuaja për të tjerët.
Dielli 4 – Shenjat dalluese të personalitetit tuaj janë energjia e pafundme dhe sasia e shumtë e ideve që ju vijnë në moment. Ngulmoni gjithmonë në zbulimin e gjërave të reja dhe ju impresionon ideja për të provuar diçka të re.
Dielli 5 – Ju keni aftësi të jashtëzakonshme dhe jeni të gatshëm në çdo moment për të ndihmuar të tjerët me problemet e tyre. Gatishmëria juaj për të dhënë ndihmë shpesh ju bën të dukeni si heronj.
Dielli 6 – Ju jeni të lumtur. I gëzoheni çdo momenti të jetës dhe përpiqeni të shijoni gjithçka deri në detaje. Çdo pengesë në jetën tuaj kthehet në arsye për të kërkuar diçka të re të pazbuluar.
Dielli 7 – Adhuroni faktin për të bërë arritje në jetë dhe jepni maksimumin duke sakrifikuar për të përmbushur qëllimin. Ëndrrat nuk kanë fund dhe nuk do të mjaftonte një jetë, përqendrohuni tek ëndrrat që ju duken më të realizueshmet dhe jepni maksimumin.
Dielli 8 – Keni një durim për tu admiruar. Jeni tip i qetë dhe i shmangeni zënkave, keni mendime të pjekura dhe përpiqeni të zgjidhni situata duke shmangur gabimet.