CFARË PO NDODH ME KËTO TË DYJA? Luana zbulon se cila është këngëtarja që do të bashkëpunojë (FOTO) – AlpeGossip
CFARË PO NDODH ME KËTO TË DYJA? Luana zbulon se cila është këngëtarja që do të bashkëpunojë (FOTO)

CFARË PO NDODH ME KËTO TË DYJA? Luana zbulon se cila është këngëtarja që do të bashkëpunojë (FOTO)

Moderatorja e njohur Luana Vjollca gjatë këtyre muajve ka sjell një sërë bashkëpunimesh që kanë rezultuar të suksesshme dhe janë pritur mjaft mirë nga fansat.

Pasi publikoi këngën “Boll u bo tu vujt”, Luana solli bashkëpunimin e parë me Danin “Sonte” dhe më pas “Moj bjondin me sytë e zi” me grupin e njohur TNT.

Mirëpo, ndonëse të gjithë mendonin se moderatorja nuk do të nxirrte më këngë për këtë sezon, së fundmi ajo nëpërmjet një postimi tregoi se është duke punuar në studio për hitin e radhës.

Ndonëse, Luana nuk zbuloi asnjë detaj për projektin e ri, këngëtarja e njohur Fifi ka publikuar një foto me të ku shihen në studio dhe pranë saj ka shkruar: “Çfarë po ndodh mes këtyre dyjave”, duke ngritur aludimet se këngën e radhës do e sjellin bashkë.