Pavarësisht ndarjeve të shumta e keqkuptimeve, Stresi dhe Keisi kanë arritur të bëjnë sërish paqe e të mposhtin largësinë.
Ajo në Kanada dhe ai në Shqipëri, por dashuria e tyre është më e madhe se kjo distancë.
Keisi vazhdon të mbështesë partnerin e saj në çdo projekt, ashtu siç ka bërë edhe me këngën e tij të fundit “Archimed”.
Ajo ka ndarë në InstaStory një video ku shfaqet duke dëgjuar këngën e reperit në makinë, ndërsa etiketon Stresin dhe i vendos një kurorë të madhe emrit të tij.
Ky gjest i bukur sigurisht që i ka pëlqyer Stresit, i cili ka ndarë në InstaStory të njëjtën video dhe ka falenderuar partneren e tij me fjalët:
“Faleminderit e shtrenjta ime”.
Stresi dhe Keisi kanë qenë gjatë gjithë verës në qendër të vëmendjes, pasi mediat aluduan për një ndarje të mundshme mes tyre. Megjithatë, i ftuar në “Shiko kush luan”, Stresi i hodhi poshtë të gjitha zërat, duke thënë se janë ende bashkë.
Ai madje tregoi disa ditë pas kësaj interviste se në planet e tyre paska qenë edhe dasma, por për shkak të pandemisë e kanë lënë për një moment të dytë. Ndër të tjera, reperi bëri edhe deklaratën më romantike të mundshme duke thënë se është shumë me fat që ka Keisin në krahë dhe se është shumë e vështirë të gjesh një vajzë si ajo.