Nuri i shtatzënisë: Xhensila Myrtezaj do t’ju mahnisë me pamjen (FOTO) – AlpeGossip
Nuri i shtatzënisë: Xhensila Myrtezaj do t’ju mahnisë me pamjen (FOTO)

Nuri i shtatzënisë: Xhensila Myrtezaj do t’ju mahnisë me pamjen (FOTO)

Pasi konfirmoi më në fund shtatzëninë me foton ku shfaqej me Besin teksa i prekte barkun e rrumbullakosur, dhe pasi zbuloi gjininë e fëmijës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Xhensila Myrtezaj duket se tani i është larguar ekranit dhe rrjeteve sociale, duke shijuar në privatësi periudhën e ëmbël.

Këngëtarja prej kohësh nuk ka postuar më ndonjë foto ku t’i duket barku i rrumbullakosur, por të paktën me fotot e tjera të cilat i poston rrallë na tregon se shtatzënia i ka dhënë një nur të mrekullueshëm.

 

Kështu duket Xhensila edhe në foton e fundit të postuar në Instastory që i ka mahnitur fansat e saj.

Kujtojmë që këngëtarja është në muajin e 6 shtatzënisë dhe për disa javë do bëhet nënë e një vajze.