Të gjithë “kokat e humorit” në një program në Klan, Erion Isai tregon se ai dhe Besi do të… – AlpeGossip
Të gjithë “kokat e humorit” në një program në Klan, Erion Isai tregon se ai dhe Besi do të…

Të gjithë “kokat e humorit” në një program në Klan, Erion Isai tregon se ai dhe Besi do të…

Prej kohësh mediat janë duke shkruar se në sezonin e ri në Tv Klan do të zhvillohet një program humori që do të bëjë bashkë emrat më në zë të humorit në Shqipëri. Është konfirmuar se “Apartamenti 2xl” do të kalojë në familjen Klan teksa mendohej se me ta ndoshta do të bashkoheshin edhe Bes Kallaku e Erion Isai.

I ftuar këtë të shtunë në “Thumb” Erion Isai zbuloi se ai dhe Besi nuk dotë jenë pjesë e një programi të tillë. Ata janë duke negocuar për të bërë diçka bashkë por jo me një grup aktorësh.

“Vazhdojmë në negociata. Ne do kemi një angazhim në fushën tonë. Kemi oferta , do jetë diçka ndryshe nga ajo që kemi parë vërdallë. Unë nuk jam kokë e humorit. Unë dhe Besi nuk jemi pjesë e Apartamentit 2xl në Tv Klan. Dhe nuk do të jemi. “,- është shprehur Isai.