Fansia e diagnostikuar me kancer/ Këngëtarja e famshme i shkon në shtëpi (FOTO) - AlpeGossip
Fansia e diagnostikuar me kancer/ Këngëtarja e famshme i shkon në shtëpi (FOTO)

Fansia e diagnostikuar me kancer/ Këngëtarja e famshme i shkon në shtëpi (FOTO)

Katy Perry ditën e martë dha një koncert në Australi, ku mungoi një fanse e saj shumë e veçantë, 8-vjecarja Grace Moores, e cila fatkeqësisht nuk mund të ishte e pranishme për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Vogëlushja, një adhuruese e madhe e këngëtares që nga mosha 3-vjecare, kishte shumë kohë që priste për koncertin e yllit britanik, që nga muaji prill përpara se të diagnostikohej me kancer.

Ishte pikërisht motra e saj Tiana, e cila e postoi këtë në Twitter, shoqëruar dhe me hashtagun #HelpGraceMeeetKatyPerrry, e brenda pak kohësh postimi i saj arriti të shpërndahet rreth 20,000 herë duke i rënë në sy edhe ekipit të vetë Katy Perryt, të cilët e kontaktuan menjëherë 16-vjecaren.

“Ajo erdhi me makinat e saj të mëdha ditën e hënë, Grace ishte e shokuar dhe pa fjalë”, – shprehet Taina – “Më pas i përshëndeti të gjithë dhe menjëherë filloi të kalonte kohë me Grace, madje i kërkoi t’i bënte dhe një tur përreth shtëpisë”.

Por jo vetëm kaq, Katy i kërkoi fanses speciale t`i tregonte se kush ishin 3 këngët e saj të preferuara nga këngëtarja dhe ajo ia këndoi në version akustik; pikërisht këngët “Roar”, “Firework” dhe “Chained to the Rhythm”, duke i plotësuar ëndrrën e saj.