E ftuar speciale në ‘Pop Culture’ ditën e sotme ka qenë Ema Andrea. Në një intervistë pa dorashka dhe të drejtpërdrejt siç ajo flet gjithmonë ka folur për komunizmin, duke zbuluar disa detaje nga jeta e saj në moshë të re. “Në atë kohë jam penalizuar që kam qenë e drejtë edhe që kam qenë e bukur. E bukura gjithmonë paragjykohet sepse është mendja e mbyllur jo se ndërgjegjja nuk e do të bukurën”,-ka treguar Ema.
Më tej aktorja e njohur ka rrëfyer se shumë shpesh ka dashur të largohet nga Shqipëria. “E kam menduar që 16-17 vjeç të largohem nga Shqipëria. Gjithmonë kam dashur të largohem, por në një moment u dorëzova sepse ky vend gjente gjithmonë motiv për të më mbajtur, gjithmonë dilte një projekt. Ky vend më ka zgjedhur dhe e kam zgjedhur për një motiv”,-e mbyll fjalën ajo.






![Me siguri vëllai të Lori Hoxhës do i ngelë hatri pasi të shohë këtë “Insta Story” të motrës së madhe (FOTO)]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/08/SSSVELLAI888-400x224.jpg)






