Që prej largimit të Erion isait dhe Bes Kallakut nga “Portokalli”-s është shkruar shpesh për një prishje të marrëdhënieve të tyre me regjisorin Altin Basha. I ftuar këtë të shtunë në “Thumb” që transmetohet çdo të shtunë në ABC News, Erioni ka rrëfyer se ndjen mirënjohje ndaj Altinit për gjithë punën dhe mundësitë që I ka dhënë në Portokalli edhe pse sot nuk komunikojnë m.
“I jam mirënjohës për investimin 11 vjeçar që ka bërë te unë. I jam shumë mirënjohës më ka dhënë shansin e jetës sepse Portokalli më bëri skenarist, regjisor. Ai më ka dhënë shansin që të kultivohem në në 11 vite. Nuk kemi komunikim të përditshëm. Nuk është ndonjë qamet i madh.”,- ka rrëfyer Erioni.