E mërkura mbrëma çeli siparin e natës së parë gjysmëfinale të spektaklit “Kënga Magjike”. Këtë vit jubile Ardit Gjebrea zgjodhi si partnere dy bukuroshet Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.
Por a ishte ish-bashkëshorti i Klaudias, Albi Nako dhe e dashura aktuale Alba Hoxha, presentë në sallë duke qenë se janë pjesë e Tv Klan?! Ende nuk dimë të themi nëse ishin apo jo, apo nëse ka patur një përballje mes ‘trekëndëshit’ Klaudia-Albi-Alba, ama gjatë transmetimit të Kënga Magjike, vajza e motit në Tv Klan, duket se e kishte mendjen tjetërkund.
Në instastoryn e saj Alba Hoxha ka postuar fotot e saj, e veshur nuse gjatë sfilatës së Ami Event, pak ditë më parë. Nuk duam të aludojmë asgjë, por një mendje e mbrapshtë mund ta marrë këtë si ‘karshillik’ ndaj Klaudias! Megjithatë mund të jetë edhe thjesht një rastësi krejt naive pa asnjë tendencë!