NUK NDIHEJ REHAT ME TRUPIN E SAJ/ 25 vjeçarja humb jetën disa muaj para dasmës – AlpeGossip
NUK NDIHEJ REHAT ME TRUPIN E SAJ/ 25 vjeçarja humb jetën disa muaj para dasmës

NUK NDIHEJ REHAT ME TRUPIN E SAJ/ 25 vjeçarja humb jetën disa muaj para dasmës

Një 25-vjeçare ka humbur jetën disa muaj përpara dasmës së saj. Jana Moreels vendosi t’i nënshtrohej operacionit për të vendosur unazë në stomak pasi nuk ndihej rehat me trupin e saj. Ajo donte të dobësohej në mënyrë që fustani i nusërisë t’i rrinte më mirë. Jana u lejua që të dilte nga spitali dy ditë pas operacionit.

Por dy javë më vonë 25-vjeçarja nisi të ndiente dhimbje, sidomos në festën e saj të ditëlindjes. Ajo piu paracetamol për të lehtësuar dhimbjen dhe shkoi te një mjek. Por analizat nuk zbuluan asgjë, edhe pse dhimbja nuk u largua por u përkeqësua akoma më shumë me kalimin e ditëve. Më 8 Nëntor, ajo shkoi në spital. Analizat e tjera zbuluan se disa pjesë të indeve të mushkërisë kishin vdekur. 25-vjeçarja ra në koma për shkak të dëmtimit të mëlçisë.

Mjekët vendosën t’i bënin transplant të mëlçisë, por trupi i saj nuk reagoi sipas pritshmërive. Katër ditë më vonë, mjekët vunë re hemorragji edhe nga stomaku. Më 23 Nëntor, Jana bëri një transplant të dytë të mëlçisë. Trupi i saj ishte dobësuar aq shumë saqë nuk mundi t’i mbijetonte një operacioni. Fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë në sallën e kirurgjisë. Prindërit e vajzës nuk patën shansin as t’i thonin lamtumirë. Më 29 Qershor ishte organizuar gjithçka për dasmën e saj.

Jana duhej vetëm të zgjidhte fustanin e nusërisë. Prindërit e Janës nuk e kërkojnë fajin askund për humbjen e vajzës, por thonë se të gjithë duhet të mendohen mirë para se të vendosin për të hyrë në operacion. Ata apelojnë që gjithkush duhet ta pranojë veten ashtu si është dhe të mos kenë komplekse për trupin e tyre.