“KËRCËNIM” PËR JONIDËN? Besniku poston FOTON “qesharake” të bashkëshortes dhe do habiteni çfarë shkruan në të – AlpeGossip
“KËRCËNIM” PËR JONIDËN? Besniku poston FOTON “qesharake” të bashkëshortes dhe do habiteni çfarë shkruan në të

“KËRCËNIM” PËR JONIDËN? Besniku poston FOTON “qesharake” të bashkëshortes dhe do habiteni çfarë shkruan në të

Që kur teknologjia dhe rrjetet sociale kanë marr një hov të paparë, fotot dhe videot janë kthyer në qendrën e vëmendjes për të gjithë.

Duhet ta pranojmë se të gjithë e kemi nga një shok a shoqe që ruan fotot a videot tona më të këqija dhe është gati të na kërcënojë çdo kohë me to.

Në këtë grup duket se bën pjesë edhe Besnik Krapi, i cili sapo i ka lëshuar një goxha ‘kërcënim publik’ Jonidës.

Ai ka publikuar një foto të moderatores në Instagram dhe krahas saj shkruan “Jom ka mendoj me e postu vazhimin e këtij momenti. @jonidavokshi çka po thu ti?”.

“Hap gojën sa para do”,- ka shkruar Jonida me nota humor, duke u munduar ta korruptojë që të mos e postojë.

Teksa në këtë situatë komike ka ndërhyrë edhe Olta Gixhari, e cila i shkruan Besnikut “Besnik, po e pate me frikë na e kalo se e postojmë ne”.

Kurioziteti se me çfarë po e kërcënon Besniku Jonidën është shumë i madh, por mbetemi në pritje nëse do ketë ‘guximin’ ta postojë foton tjetër apo jo.