KENI AKNE NË FYTYRË? Këto produkte mbajini sa më larg vetes – AlpeGossip
KENI AKNE NË FYTYRË? Këto produkte mbajini sa më larg vetes

KENI AKNE NË FYTYRË? Këto produkte mbajini sa më larg vetes

Përveç kremit mbrojtës të diellit me siguri jeni duke përdorur kremra të tjerë, por nëse keni prirje për fytyrë akneike, duhet të tregoheni të kujdesshëm me çfarë zgjidhni. Disa produkte, s’duhet t’i konsideroni fare pjesë të rutinës suaj.

Larësit delikatë

Larësit e fytyrës me mbishkrimin “gentle” duhet t’i studioni me kujdes sepse shpesh nuk janë efektivë në largimin e të gjithë papastërtive dhe yndyrës së tepërt.

Hidratuesit e rëndë

Kremrat e rëndë që ju japin ndjesinë sikur qëndrojnë mbi lëkurë, bllokojnë poret duke nxitur kështu akne të tjera. Kremrat pa përbërje vajore janë aleati juaj më i mirë.

Primer-ët (bazat e makeup-it) me përmbajtje silikoni

Ashtu si edhe për kremrat, edhe primerët duhet të jenë oil-free dhe pa përmbajtje silikoni që gjithashtu bllokon poret.

Beni kujdes me vajrat

Janë një tundim i vërtetë kur i sheh që shfaqen në çdo raft kozmetike, por mund të rezultojnë në një katastrofë për lëkurën tuaj. Vajrat e sigurtë që janë provuar se nuk shkaktojnë akne, janë vaji i kokosit, i livandos, i arganit dhe i farave të rrushit. Të tjerat, më mirë jo.

Burimi: Women’s Health