SHTATZËNË ME OLTIN? Bora Zemani merr në telefon vajzën misterioze dhe ja ç’i tha ajo – AlpeGossip
SHTATZËNË ME OLTIN? Bora Zemani merr në telefon vajzën misterioze dhe ja ç’i tha ajo

SHTATZËNË ME OLTIN? Bora Zemani merr në telefon vajzën misterioze dhe ja ç’i tha ajo

Një deklaratë e bërë nga Lindita sot në “Përputhen +40” krijoi shumë debat në studio. Ajo tha se një vajzë i ka shkruar, duke i thënë se është e dashura e Oltit dhe se është shtatzënë me të.

Lindita tregoi dhe bisedat me vajzën në fjalë, ndërsa Olti mohoi gjithçka. Moderatorja Bora Zemani e mori në telefon vajzën, mirëpo ajo tha se nuk e njeh konkurrentin dhe nuk ka asnjë lidhje me të.

“Unë nuk i kam dërguar mesazh Linditës, as nuk ia kam numrin. Unë nuk kam asnjë lidhje me Oltin e jo më të jem shtatzënë. Jam e martuar dhe ju lutem mos më shqetësoni”, u shpreh vajza.