9 këshilla për flokë të shëndetshëm që çdo femër duhet t’i dijë – AlpeGossip
9 këshilla për flokë të shëndetshëm që çdo femër duhet t’i dijë

9 këshilla për flokë të shëndetshëm që çdo femër duhet t’i dijë

Flokët janë ndër elementët më të rëndësishëm të bukurisë femërore. Pamja e një femre kompletohet dhe bëhet më e bukur kur ka flokë të shëndetshëm, të stiluar bukur dhe që shkëlqejnë në çdo moment.

Kujdesi ndaj flokëve kërkon kohë përkushtim, madje duhet të kemi parasysh disa këshilla për të cilat të gjithë kemi nevojë.

 

-Përdorni lëngun e limonit për ti dhënë një shkëlqim në bionde flokëve.

 

-Për të bërë gërsheta, përzieni balsamin me ujë të nxehtë e spërkatni flokët pasi keni dalë nga dushi.

-Shtoni sodë buke në shampon tuaj dhe lajini flokët si zakonisht. Ky truk i bën flokët tuaja më të shndritshme dhe shërben edhe si balsam.

 

– Bëni bishtin tuaj të duket më i plotë, duke përdorur një kapse për gufimin e tij.

– Krihni flokët para se të bëni dush në mënyrë që të mos ju bien shumë flokë.

 

– Për të eleminuar elektrizimin e flokëve, afroni një letër pranë flokëve pasi i krihni.

– Vendosni letër alumini gjatë kohës që drejtoni flokët me pjastër në mënyrë që të mos digjni flokët.

 

– Lyeni me vaj kokosi rrënjën e flokëve pasi ju jep shkëlqim dhe eleminon zbokthin. Lëreni vajin e kokosit të veprojë gjatë gjithë natës dhe më pas lajini në mëngjes.

– Mos i mbështillni flokët me peshqir, pasi mund të këpusë flokët dhe ti dëmtojë ato.