“KAM 2 VITE E GJYS QË ZEMRA MË RREH FORTË”/ Dojna flet për herë të parë për largimin nga Top Channel dhe Vlashentin – AlpeGossip
“KAM 2 VITE E GJYS QË ZEMRA MË RREH FORTË”/ Dojna flet për herë të parë për largimin nga Top Channel dhe Vlashentin

“KAM 2 VITE E GJYS QË ZEMRA MË RREH FORTË”/ Dojna flet për herë të parë për largimin nga Top Channel dhe Vlashentin

Dojna ka qenë në qendër të mediave këto muaj sepse ka patur zhvillime jo pak të rëndësishme nga jeta e saj, personale dhe profesionale.

Fillimisht, ajo pushtoi mediat me largimin e papritur nga Top Channel. Me një lajmërim në rrjetet sociale, moderatorja bukuroshe tregoi se nuk do jetë më pjesë e këtij ekrani, ku edhe kishte nisur karrierën e saj vite më parë.

E vetëm disa javë më parë, u zyrtarizua në një mënyrë a tjetër lidhja e saj me Vlashent Satën. Ndonëse lart e poshtë kishte 1 vit që flitej për romancën e saj me këngëtarin, vetëm në muajin shtator ajo postoi në Instagram disa foto ku shihej e kapur për dore me të dashurin e saj.

Natyrisht pyetjet për të kanë qenë të shumta këtë periudhë dhe kanë marrë përgjigje vetëm mbrëmjen e djeshme pasi Dojna ishte e ftuar në “Why not”.

Fillimisht,  Dojna tha se në Top Channel  nuk po përshtatej më në këtë fazë, ndonëse është vendi ku ka filluar punë që në moshën 19 vjeçare.

Megjithatë, ajo shtoi se janë ndarë me respekt në një mënyrë paqësore.

Për të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur e dinë që kam që 19 vjeç në Top Media. Ishte e vetmja shtëpi mediatike që unë kisha patur ndonjëherë, pra nuk vija nga ndonjë eksperiencë e mëparshme. Unë kam bërë vetëm Top Channel dhe ishte një vendim i vështirë të shkëputesha nga shtëpia ime e parë. Ishte një vendim i nevojshëm në një kohë kur unë kërkoja të bëja gjëra të mijat. Ka qenë një shkëputje shumë e butë dhe për këtë më vjen shumë mirë, ka qenë një shkëputje me respekt nga të dyja palët. Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja. Në këtë fazë Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri.

Sa i përket lidhjes së saj me Vlashentin, ajo sërish nuk e pranoi se janë në lidhje, duke u fshehur pas ‘rastësisë’ por tregoi se ka dy vite e gjysmë që është në një lidhje dashurie dhe zemra i rreh fort.

Bëjnë njerëzit foto të njëjta. E njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty. Unë jam në një raport dashurie, një raport i cili ka shumë vite që zgjat nuk është rishtaz. Ka 2 vite e gjysmë që zemra më rreh fort.