Protestës së organizuar nga Fifi, që u mbajt pasditen e djeshme (31 gusht) në sheshin Nënë Tereza, iu bashkuan shumë aktivistë dhe personazhe të njohur.
Mes tyre edhe blogerja Zhaklin Lekatari, e cila pati edhe një debat me Fifin gjatë protestës për shkak të organizimit të protestave në vendin tonë.
Gjithçka nisi nga një aktiviste, e cila në fjalën e saj falendëroi Zhaklin Lekatarin për organizimin e protestës, gjë që nxiti një reagim edhe nga Fifi (KLIKO). Këngëtarja, me tone të larta tha se gjithçka ishte organizuar nga ajo teksa shprehet: “Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Facebook (Bërtet)”
Por nuk ka munguar një përgjigje nga ana e Zhaklinës e cila u shpreh: “Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla”, ndërsa Fifin vijon të theksojë se iniciativat janë bërë “vetëm në rrjetet sociale.” (KLIKO)
Gjatë ditës së sotme blogerja ka zbuluar se si është bërë pjesë e protestës pasi është ftuar nga Xheni Karaj, dhe është kontaktuar nga Bashkia e Tiranës.
Më tej në lidhje me situatën e ndodhur me Fifin, ajo tha se duhet të ishin shmangur debatet, duke mos lënë pa thumbuar këngëtaren.
“Ndaj më vjen keq kur fokusi i kësaj proteste është solidarizimi kundër dhunës mendoj që mund të shmangeshin dhe duhej të ishin shmangur debatet. Këtë dua ta theksoj. Do doja që të kishim një kulturë proteste, që sa herë të donim t’i jepnim një mesazh qeverisë, sa herë që duam të ushtrojmë dhe duam një përmirësim të situatës, ne këtë mënyrë kemi për ta treguar. Ngjarje të tilla duhet të evitojnë protagonzimin”– tha Zhaklin Lekatari.
Nga ana tjetër në studio ishte e ftuar edhe aktorja Monika Lubonja, e cila ishte gjithashtu pjesë e protestës. Sa i përket organizimit ajo tha se gjithçka është përgatitur nga ajo dhe Fifi, teksa shtoi se të dyja kanë qenë të rënduara emocionalisht pas ngjarjes së rëndë.
“Jam shumë dakord me Zhakun por doja të theksoja që shyqyr që një herë u bëmë bashkë. Sigurisht që njerëzit nga bashkia i kemi marrë Fifi dhe unë dhe iu kemi kërkuar ndihmë për organizimin. Dhe kam siguruar lejen e sheshit, kam shkuar në polici kam marrë lejen. Kam qenë shumë e tronditur dhe kam qarë shumë kur e pashë ngjarjen. Ka qenë një telefonatë e Fifit dhe më ka kërkuar që të më takojë për rastin e vajzës së Kosovës. Fifi më tha që do të ngrihemi siç janë ngritur vajzat në Prishtinë. Dhe dua ta kem si gjë timen, ishte diçka që e pashë te Fifi që ishte shumë e rënduar emocionalisht”- tha Monika.