Braktisi përfundimisht Shqipërinë për Amerikën/ Blogerja e njohur tregon profesionin e ri (FOTO) - AlpeGossip
Braktisi përfundimisht Shqipërinë për Amerikën/ Blogerja e njohur tregon profesionin e ri (FOTO)

Braktisi përfundimisht Shqipërinë për Amerikën/ Blogerja e njohur tregon profesionin e ri (FOTO)

Ajo solli në jetë vajzën e saj të tretë Brooklyn Damar në Amerikë në pranverë të këtij viti. Dhe në shtator, blogerja shqiptare Estela Ujka njoftoi të gjithë ndjekësit se është larguar përfundimisht nga vendlindja dhe së bashku me familjen është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ditën e sotme, Estela tregoi se vetëm brenda një kohe kaq të shkurtër arriti të fitonte një pozicion të rëndësishëm pune, ndryshe nga ajo e menaxheres që mbante në Shqipëri në një prej bankave.

“Jam shumë e lumtur të njoftoj angazhimin tim për “Farran Real Estate”, si një specialiste e marrëdhënies me publikun. “Farran” është një markë që operon prej më shumë se 80 vitesh në Nju-Jork në pasuritë e patundshme, zhvillimin dhe investimin. Jam shumë e emocionuar t’i bashkohem këtij ekipi dhe e gatshme për t’ia dalë me sukses”, shkroi në postimin e saj Ujka.

Blogerja tregoi në muajin shtator se arsyeja madhore që e nxiti të merrte vendimin për t’u larguar, ishte e ardhmja e fëmijëve.

“Duhet të jem e sinqertë me ju që në Nju-Jork nuk jam për Javën e Modës në Nju-Jork, por për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Edhe pse fillimi pritet të jetë i vështirë unë nuk kam ndërmend të dorëzohem, ndaj do më duroni dhe këtej me postime simpatike”, u shpreh Estela.

Për të gjithë ata që i pëlqejnë postimet apo stilin e saj, duket se blogerja do të vazhdojë ta ushtrojë pasionin edhe në kontinentin e largët.