Laura Nezha flet për të dashurin milioner: Ne kemi shumë vite bashkë por media… – AlpeGossip
Laura Nezha flet për të dashurin milioner: Ne kemi shumë vite bashkë por media…

Laura Nezha flet për të dashurin milioner: Ne kemi shumë vite bashkë por media…

Laura Nezha është një prej emrave të ekranit më të njohur në Shqipëri, e cila ka eksperimentuar në disa fusha të artit. Ka disa kohë që është bërë publike historia e saj e dashurisë me një djalë, i cili është konsideruar i pasur dhe milioner. Laura i është shmangur shpesh herë kësaj teme, por në një intervistë për “BOOM”, ka rrëfyer disa detaje për romancën e saj dhe do donte që në të ardhmen të bëhej nënë e një djali dhe një vajze      .

Ajo bëri një batutë për cështjen e pasurisë, të lidhur me shprehjen “Më mirë me ty dhe i varfër, se sa pa ty dhe i pasur.”

Pjesë nga biseda

Laura Nezha: Cështja është që titujt përgjithësisht janë ekzagjerues, hiperbolizues, cfarë nuk thuhet, qoftë për mirë apo keq gjithmonë kanë tendencën e zmadhimit sepse kanë qëllim të shesin.

Fiori Dardha: Domethënë nuk është aq i pasur sa flitet?

Laura Nezha: Nuk është vetëm kjo cështje, por nuk përbën ajo fare rëndësinë e marrëdhënies sonë disa vjecare.

Rozana Radi: Sa vite keni bashkë?

Laura Nezha: Jemi afër 7.

Rozana Radi: Media e ka kuptuar pas sa vitesh?

Laura Nezha: Shumë vonë. Jo se unë kam bërë jetë të rezervuar apo se jam fshehur nga dikush, sepse në fund të fundit, këtu paparacët nuk funksionojnë mirëfilltas. Unë pushimet nuk i bëj në Shqipëri, në evente nuk kam shkuar e shoqëruar dhe nuk kam qenë e ekspozuar në syrin mediatik.

Rozana Radi: Si u njohët?

Laura Nezha: Nga një miqësi e përbashkët.

Rozana Radi: Pëlqimi i parë ishte i atij?

Laura Nezha: Nisi si shoqëri në fillim, pastaj mori rrjedhën e vet, as ne vetë nuk e kuptuam.

Fiori Dardha: Ti je me shprehjen më mirë me ty dhe fukara apo pa ty dhe i pasur?

Laura Nezha: Apo me ty dhe i pasur.

Rozana Radi: Të ka ndihmuar në hapjen e biznesit miliarderi nga Shqipëria?

Laura Nezha: Nuk është se biznesi është i imi. Është biznesi i jonë, jemi iniciatorë të kësaj. Nuk dola dhe bëra biznes nga asgjëja.

Fiori Dardha: Kur do bëhet dasma?

Laura Nezha: Jemi të finalizuar, nuk e mendojmë.

Fiori Dardha: Një beb?

Laura Nezha: As atë nuk e mendojmë për momentin.

Fiori Dardha: Do jetoje me vjehrrën?

Laura Nezha: Nuk pranon ajo. Mendon që cdo cift ka nevojë për liri.