VËRTET MAGJEPSËSE/ Dua Lipa shkëlqen në tapetin e kuq të Brit Awards (FOTO) – AlpeGossip
VËRTET MAGJEPSËSE/ Dua Lipa shkëlqen në tapetin e kuq të Brit Awards (FOTO)

VËRTET MAGJEPSËSE/ Dua Lipa shkëlqen në tapetin e kuq të Brit Awards (FOTO)

Mbrëmjen e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka shkëlqyer në tapetin e kuq të Brit Awards.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa pozonte për fotografët, e veshur me body prej dantelle në pjesën e sipërme dhe me një fund të fryrë ngjyrë rozë të theksuar.

Ndërkohë qershia mbi tortë ishin sandalet klasike që i shkonin tej mase me veshjen.

Rikujtojmë se ylli i muzikës është fituese e dy çmimeve Grammy, duke hyrë kështu në histori si shqiptarja e parë në botë që ka rrëmbyer dy çmimet në fjalë.