A jeni kurioz?! Publikohen ftesat e dasmës së çiftit mbretëror (FOTO) – AlpeGossip
A jeni kurioz?! Publikohen ftesat e dasmës së çiftit mbretëror (FOTO)

A jeni kurioz?! Publikohen ftesat e dasmës së çiftit mbretëror (FOTO)

Pasi kanë zgjedhur vendin se ku do të zhvillohet ceremonia, pasi kanë zgjedhur dekorin e tortës dhe kanë përzgjedhur edhe të ftuarit, tashmë ishte radha e ftesave të dasmës më të rëndësishme të vitit.

Bëhet fjalë për dasmën e Princ Harry dhe Meghan Markle, të cilët ditën e sotme kanë publikuar ftesat e dasmës, të cilat u janë dërguar 600 personave.

Ftesat u prodhuan nga Barnard and Westwood dhe janë të shkruara në ngjyrë të artë dhe të zezë dhe u stampuan me një makinë të vitit 1930.

Ftesat gjithashtu përmbajnë edhe simbolin e tre puplave, të princit të Wales.

Simboli është printuar në letër angleze me bojë të artë amerikane.

Dasma mbretërore do të mbahet në 19 maj.