R Kelly ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, jo për muzikën që bën por për shkak të dokumentarit “Ti mbijetosh R Kelly-t”, ku disa vajza rrëfejnë se si janë abuzuar seksualisht nga këngëtari, madje dhe në moshë të vogël.
E si të mos mjaftonte kjo, detaje të reja kanë dalë nga lidhjet dhe marrdhëniet e shkuara të artistit të hitit “Ignition”, teksa është zbuluar që ish gruaja e tij Aaliyah ka qenë 15 vjeç kur janë martuar. Jo vetëm kaq por është zbuluar që ai i ka kushtuar një këngë asaj, se si i dukej tërheqëse kur ka qenë vetëm vetëm 12 vjeç. Më specifikisht, në këngën “She’s Got That Vibe” të vitit 1992 ai këndonte: “Aaliyah e vogël ka një “vibe” ndryshe nga të tjerat dhe mua më pëlqen”. R Kelly e mori më pas artisten e re kur ishte 14 vjeç në shtëpinë e tij diskografike dhe së bashku prodhuan hite dhe një album shumë të suksesshëm.
Fakti që u martua me të në fshehtësi kur ishte minorene u pranua nga avokati i këngëtarit i cili tha se klienti i tij nuk e dinte moshën e vërtetë të Aaliyah-s në atë kohë pasi ajo ksihte gënjyer, për shkak dhe të përfshirjes në tregun muzikor. Megjithatë në dokumentarin e publikuar shihej qartë që ai e dinte moshën e saj dhe kjo nuk e kishte ndaluar që të martohej me të.
Kujtojmë që përveç shumë artistëve të cilët i kanë dënuar publikisht veprimet e Kelly-t, madje i kanë hequr nga tregu bashkëpunimet që kanë me të, edhe vajza e tij e quajti këngëtarin një njeri të keq dhe qe e ka bërë familjen e tij të vuajë përgjatë gjithë këtyre viteve.