Për të krijuar një regjim të rregullt të gjumit, ju duhet të plotësoni disa kushte të cilat duhet t’ia vendosni vetes. Ja tre këshilla të cilat do t’u ndihmojnë të zgjoheni më lehtë në mëngjes:
- Qëndrimi me orë të tëra në internet, konsumimi i kafes para se të flemë, e bëjnë të pamundur që ne të jemi të freskët për ditën tjetër. Këshilla e parë është që të shkoni në shtrat më herët. Nëse ju jeni në internet deri natën vonë është koha për të ndryshuar këtë zakon.
- Bëni një rutinë, pasi trupi juaj pëlqen rutinën. Për këtë arsye, ne jemi gjithmonë të uritur në të njëjtën kohë të ditës. Nëse ju e ktheni në rutinë, është shumë më e lehtë që të zgjoheni herët në mëngjes. Fusni më pak kafeinë në trupin tuaj dhe ju menjëherë do të vini re ndryshimin në shprehitë tuaja, në lidhje me kohën që ju të shkoni në shtrat.
- Dhe në fund, gjeni një arsye të mirë për tu zgjuar herët në mëngjes. Ushtrimi është një fillim i mirë dhe një arsye e mirë për tu zgjuar nga shtrati.