Mbrëmjen e djeshme çifti shumë i dashur për publikun, aktorja Jonida Vokshi dhe producenti Besnik Krapi, i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre. Ceremonia u mbajt buzë detit dhe më pas nisi dasma madhështore e cila u organizua nga ‘Ami Event’ dhe ishte e tëra si në përrallë.
Në dasmë kanë qenë të ftuar shumë miq e kolegë të çiftit të cilët janë dëfryer pafund gjatë mbrëmjes magjike. Kërcimet nuk kanë pasur të sosur dhe artistët e njohur Juliana Pasha, Venera Lumani dhe Lind Islami kanë mbajtur gjallë atmosferën me zërin e tyre unik.
Një ndër momentet më të bukura të dasmës, është padyshim prerja e tortës. Edhe torta, ashtu si çdo gjë tjetër në dasmë, kishte pamje madhështore. Pas këtij momenti, Jonida dhe Besniku, të kuruar deri në detaje për ditën e madhe, kanë shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin teksa ndodhen afër tortës duke ndezur atmosferën. Më pas, për të mbyllur këtë moment ato kanë trokitur gotat e shampanjës me njëri-tjetrin.