SARA HOXHA E PASKA ABORTUAR FËMIJËN E PARË/ Tregon personalisht historinë e trishtë – AlpeGossip
SARA HOXHA E PASKA ABORTUAR FËMIJËN E PARË/ Tregon personalisht historinë e trishtë

SARA HOXHA E PASKA ABORTUAR FËMIJËN E PARË/ Tregon personalisht historinë e trishtë

Sara Hoxha ka folur për herë të parë për një histori të trishtë në jetën e saj, një shtatzani që nuk shkoi deri në fund, por që u ndërpre në mes dhe çifti e vuajti shumë.

Në një intervistë të veçantë  Sara zbuloi se London ishte planifikuar për të ardhur në këtë jetë, pas abortit të fëmijës së parë.

“London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën”.

Arsyeja përse foli për këtë tani që familja e saj është e plotë është sepse Sara kërkon të mbështesë ato femra që kanë kaluar të njëjtën përvojë të hidhur:

“Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi”.