BËHUNI GATI/ Ndoshta këto janë këpucët më të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë – AlpeGossip
BËHUNI GATI/ Ndoshta këto janë këpucët më të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë

BËHUNI GATI/ Ndoshta këto janë këpucët më të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë

Nëse vuani nga tripofobia dhe u trembët nga kamerat e shumta të iPhone-ve të rinj, prisni sa të shihni këpucët e reja, dizenjuar nga kush tjetër veç Kanye West.

Të premten e mallkuar më datë 3, Yeezy Mafia,  burimi më i shpejtë për lajmet nga Yeezy dhe Adidas, njoftoi se në 2020-n, Kanye do të nxjerrë në treg një model të ri… këpucësh (?) që quhet Foam Runner. Modeli është përshkruar si “një dizenjo i ngjashëm me nallanet me vrima në pjesën e sipërme” dhe konsiderohet një makth mes njerëzve me më shumë se 15 neurone.

Duke parë fotot, mund të themi se këto, ndoshta duhet t’i quajmë atlete, janë më të shëmtuara se Corcs me takë që dolën në treg korrikun e kaluar.