NË NJË DARKË ROMANTIKE/ Rita kapet mat me këngëtarin 3 vjet më të vogël (FOTO) – AlpeGossip
NË NJË DARKË ROMANTIKE/ Rita kapet mat me këngëtarin 3 vjet më të vogël (FOTO)

NË NJË DARKË ROMANTIKE/ Rita kapet mat me këngëtarin 3 vjet më të vogël (FOTO)

Këngëtarja Rita Ora është padyshim një ndër personazhet më të komentuar dhe të përfolur në media për jetën e saj private. Ajo pak muaj më parë i dha fund lidhjes me aktorin e njohur Andrew Garfield.

Mirëpo, siç duket ajo së fundmi ka nisur një romancë të re me këngëtarin, Liam Payne, i cili vetëm pak javë më parë u nda nga supermodelja e njohur Naomi Campbell, e cila siç u bë e ditur në media u lodh nga këngëtari 23 vjet më i vogël.

Rita dhe Liam u kapën mat duke darkuar privatësish në një restorant në Londër. Dyshja është fotografuar teksa kanë hyrë në restorantin luksoz ku u tha se janë ulur bashkë. Kujtojmë që ata vetëm pak muaj më parë kanë publikuar këngën “For You”, dhe që atëherë u përfol se mes tyre ka pasur një romancë.