Kylie tregon si kujdeset e ëma për Stormin, momente të paharreushme në familjen Kardashian… (FOTO) – AlpeGossip
Kylie tregon si kujdeset e ëma për Stormin, momente të paharreushme në familjen Kardashian… (FOTO)

Kylie tregon si kujdeset e ëma për Stormin, momente të paharreushme në familjen Kardashian… (FOTO)

Kylie Jenner, prej kohës kur është bërë nënë ka marrë vendime të mëdha për jetën e saj. Duket se të qenurit nënë i ka shtuar sensin e përgjegjsisë, jo më kot kohët e fundit i është përkushtuar më shumë se kurrë biznesit dhe imazhit serioz të vetes. Para pak kohësh bëri bujë të madhe fakti se Kylie hoqi dorë nga të postuarit e fotove të së bijës. Ajo e justifikoi këtë zgjedhje me argumentin se nuk duronte dot fyerjet e njerëzve kundrejt Stormit.

Por dëshira për të ndarë momente të veçanta me të gjithë e bën ta shkeli premtimin herë pas here. Pavarësisht se nuk e ka publikuar fytyrën e së voglës, Kylie ka ndarë në “SnapChat” disa momente teksa e ëma Kris kujdeset për mbesën e saj.

Bukuroshja e showbizit duket se ka një mbështetje shumë të madhe në familje nga motrat dhe e ëma, prandaj rritja e së voglës Stormi nuk është edhe aq e vështirë për të.