U bë drejtor i Teatrit të Kukullave, nuk do ta besoni sa PAGUHET Erion Isai – AlpeGossip
U bë drejtor i Teatrit të Kukullave, nuk do ta besoni sa PAGUHET Erion Isai

U bë drejtor i Teatrit të Kukullave, nuk do ta besoni sa PAGUHET Erion Isai

Pak javë më parë aktori i njohur i humorit Erion Isai u bë zyrtarisht drejtor i Teatrit të Kukullave. Ai do zëvendësoi Monika Lubonjën e cila pak kohë më parë dha dorëheqjen nga ky post. Përveç këtij posti, Erioni shumë shpejt pritet që të sjell një spektakël të ri me aktorin Bes Kallaku.

Ditën e sotme Erioni ka qenë i ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ka folur më shumë rreth këtij posti dhe polemikave që shkaktoi emërimi i tij si drejtor.

Ai është pyetur nga moderatoret që të shpjegojë një herë e mirë çështjen e pagesës së tij në Teatër dhe Erioni nuk ka nguruar ta zbulojë atë publikisht.

“Si pozicion pune është kategoria 2B që ka administrate shtetërore dhe është 100 mijë lek të reja, 1 milion lek të vjetra, por ama është një çështje përkushtimi, ku unë jam i lumtur të tregojë aftësitë e mija menaxhuese. Unë kam qenë shumë i paguar dhe në Top Channel edhe në Këngën Magjike shumë shumë i paguar”, përfundoi Erioni.