Këtë javë në emisionin Thumb të Aulonës dhe të Fatmës ishte e ftuar këngëtarja e njohur, Orgesa Zaimi.
Orgesa ka folur për klipin e saj më të ri, “Ngrije zërin”, më të cilin u përfaqësua edhe në Festivalin e Këngës në RTSH.
Ama, këngëtarja nuk ka lënë pa prekur edhe çështje mjaft të diskutuara më parë.
Një ndër këto çështje ishte edhe statusi i Orgesës për homoseksualët.
Në këtë status, ajo shkruante se homoseksualët e fshehur janë një rrezik për shoqërinë shqiptare, por kuptimin e kësaj na e tha në këtë intervistë.
“Doja të sillja sa më shumë diversitet në këtë klip. Të most hemi pastaj që përfshiva edhe komunitetin LGBT”, – tregoi Orgesa, e cila e pyetur më pas për statusin kundër homoseksualëve tregoi se ishte e gjitha një keqkuptim nga mediat. “Fjala ime nuk ka qenë asnjëherë urretje, asgjë. Përgjigja ime e vetme është videoklipi im ku kam dy persona të këtij komuniteti”.
Intervistën e plotë të Orgesës e gjeni në videon e mëposhtme.