“E ÇMENDUR”/ I shanë Shqipërinë, Anxhela Peristeri RREH dy greke (VIDEO) – AlpeGossip
“E ÇMENDUR”/ I shanë Shqipërinë, Anxhela Peristeri RREH dy greke (VIDEO)

“E ÇMENDUR”/ I shanë Shqipërinë, Anxhela Peristeri RREH dy greke (VIDEO)

Këngëtarja e hitit mjaft të suksesshëm ‘E çmendur’, Anxhela Peristeri, ishte ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Top Show Magazine’, ku ndër të tjera ka folur edhe për fillimet e saj në Greqi.

Ajo ka treguar se për 6 muaj ka punuar me Eleni Foureira, këngëtaren shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Duke diskutuar për origjinën shqiptare, Alban Dudushi zbuloi se Anxhela kishte rrahur dy grekë pasi kishin sharë Shqipërinë.

“Kjo jo vetëm që nuk e mohoi origjinën, por më kanë thënë që ke rrahur dy grekë që e shanë Shqipërinë, është e vërtetë?”- e pyeti Albani.
“Jo grekë, greke”- tha Anxhela duke qeshur.

 

“Fillimet e mia në shtetin fqinj ishin të këqija pasi gjithmonë paragjykohesha që isha shqiptare. Në një moment thjesht më erdhi në majë të hundës dhe reagova në atë lloj mënyre. Megjithatë nuk them që nuk e meritonin, por nuk them dhe që ishte veprim i bukur nga ana ime. Kam qenë dhe më e vogël, vetëm 20 vjeç dhe nuk është se e mendova shumë.”- rrëfeu këngëtarja.