“E RESPEKTOJ DËSHIRËN E TIJ…”/ Eliona Pitarka tregon pse nuk e ka zbuluar deri më sot portretin e partnerit – AlpeGossip
“E RESPEKTOJ DËSHIRËN E TIJ…”/ Eliona Pitarka tregon pse nuk e ka zbuluar deri më sot portretin e partnerit

“E RESPEKTOJ DËSHIRËN E TIJ…”/ Eliona Pitarka tregon pse nuk e ka zbuluar deri më sot portretin e partnerit

Kur vjen puna tek partneri i saj, Eliona Pitarka, tregohet gjithmonë shumë e rezervuar. Ajo ndan shumë rrallë foto të tij në rrjete sociale dhe sa herë e bën këtë gjë ja fsheh portretin. Sigurisht kjo gjë i ka bërë akoma dhe më shumë kurioz ndjekësit e saj, të cilët interesohen herë pas here se përse Eliona nuk e zbulon imazhin e partnerit.

Më në fund, aktorja i është përgjigjur kësaj pyetje, duke shuar kuriozitetin dhe dyshimet e të gjithëve. Eliona ka treguar se partnerit të saj nuk i pëlqen vëmendja, ndaj ajo e ka respektuar këtë vendim dhe nuk publikon foto të tij.

“Sepse burri im nuk e duron dot fare vëmendjen dhe faktin e të qenit në qendër të saj! Vihet shumë në siklet dhe unë e respektoj dëshirëne tij për të qëndruar larg saj!”, është përgjigjur aktorja.

Këto kohë Eliona ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë çdo detaj nga përditshmëria me vajzën e saj. Para disa kohësh ajo hapi temën e bestytnive për bebushat me ndjekëist e saj dhe u paragjykua nga disa prej tyre sepse i preu flokët vajzës pa bërë ende 1 vjeçe.

Pasi ajo publikoi foto të vajzës tullace, inbox-i nisi të mbushej me mesazhe kritikuese.

Është gjynah pa bërë vitin goca”, i shkroi në ndjekëse, mesazh që Eliona po e priste.

Po ashtu, aktorja ndau historinë e një mamaje të re që për shkak të mentalitetit të vendit, nuk mundet që t’i presë fëmijës së saj flokët pa mbushur një vit. Eliona zgjodhi që t’i përgjigjet duke iu drejtuar të gjitha nënave me një mesazh mjaft domëthënës.