“PERIUDHA JONË E BUKUR…”/ Shkurte Gashi publikon për herë të parë FOTOT nga shtatzënia – AlpeGossip
“PERIUDHA JONË E BUKUR…”/ Shkurte Gashi publikon për herë të parë FOTOT nga shtatzënia

“PERIUDHA JONË E BUKUR…”/ Shkurte Gashi publikon për herë të parë FOTOT nga shtatzënia

Shkurte Gashi për një kohë të gjatë mbajti të fshehtë çdo detaj nga jeta e saj private, derisa u zbulua se ajo ishte shtatzënë dhe më vonë që solli në jetë një djalë. Vogëlushi është pagëzuar me emrin Mal dhe tashmë që ai po rritet Shkurtja ka nisur të publikojë fotot nga shtatzënia që na i ka mbajtur të fshehta.

Ditën e sotme ajo ka postuar për herë të parë në Instagram foto me barkun e rrumbullakosur, në të cilat shihet përkrah bashkëshortit të saj, Albert Limanit. Mes tyre ajo ka publikuar dhe një foto shumë të ëmbël të portretit ëngjëllor të vogëlushit të saj.

FOTOT
Ndërkohë e ftuar ditën e djeshme në rubrikën “5 datat” në emisionin “Prive”, këngëtarja rrëfeu për herë të parë se si është njohur me partnerin.

“Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një band. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Falemindeirt shumë’ dhe një zemër.

Dhe unë i thashë ‘të lutem më fal se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani. Dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje’.

Atë natë Miloti më kërkoi të dilnim, po ashtu vajza e tezes. Unë përtoja, por meqë më kërkuan thashë hajde po dal dhe aty u takova për herë të parë me Albertin. Ai filloi të bënte muhabet me mua dhe vajzën e tezes, por shikimin e kishte gjatë gjithë kohës tek unë. Pastaj nisën mesazhet shoqërore dhe dashurie. Më vonë unë pa u njohur mirë me Albertin, njoftova familjen time që jam duke biseduar me një djalë. Edhe Alberti gjithashtu familjen e tij dhe ja ku jemi sot”, rrëfeu Shkurtja.