ARTJOLA TOSKA I SURPRIZON TË GJITHË/ Këngëtarja bashkëpunon me katërshen e njohur (VIDEO) – AlpeGossip
ARTJOLA TOSKA I SURPRIZON TË GJITHË/ Këngëtarja bashkëpunon me katërshen e njohur (VIDEO)

ARTJOLA TOSKA I SURPRIZON TË GJITHË/ Këngëtarja bashkëpunon me katërshen e njohur (VIDEO)

Çdo bashkëpunim i Artjola Toskës me artistë tjetër ka rezultuar një sukses dhe kështu pritet të jetë dhe ky i radhës. Këngëtarja e muzikës popullore këtë të premte do të publikojë bashkëpunimin me katërshen e njohur, “Magic4”. Kënga do të mbajë titullin “Koka ty ta boni” dhe pritet që të kthehet shumë shpejt në hit dhe këngën e preferuar të sezonit. Ky bashkëpunim erdhi i papritur, por me siguri me të do të jetë bërë një punë e mirë, sepse përveç këngëtarëve, në këngë ka marrë pjesë edhe Pirro Çako, i cili ka shkruar një pjesë të tekstit dhe ka bërë muzikën.

Katërshja e “Magic4”, Vanina, Frensis, Marseli dhe Entela këndojnë çdo natë në ‘club’ dhe janë bërë shumë të njohur. Përveç këtij bashkëpunimi me Artjola Toskën, ata kanë realizuar më herët edhe një tjetër me Sabri Fejzullahun, “Aisha Dashnia”.