“MË FAL QË PËR…”/ Harroi t’i bënte dhuratën e Shën Valentinit, shihni ç’i punon Arbenita Feros – AlpeGossip
“MË FAL QË PËR…”/ Harroi t’i bënte dhuratën e Shën Valentinit, shihni ç’i punon Arbenita Feros

“MË FAL QË PËR…”/ Harroi t’i bënte dhuratën e Shën Valentinit, shihni ç’i punon Arbenita Feros

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, gjithçka për të cilët përbën kuriozitet të madh për publikun.

Ata nuk ngurrojnë t’a shprehin hapur dashurinë e tyre jo vetëm nëpërmjet fotove e videove, por edhe në komente të shumta që i lënë njëri-tjetrit.

Mirëpo, vëmendjen e ndjekësve në profilin e Feros e ka tërhequr një koment i Arbenitës. Reperi shkruan se kishte harruar t’i dhuronte asaj trëndafila për Shën Valentinin.

“M’fal që për Shën Valentin kom harru me t’ble trëndafila”- shkruante Fero, ndërsa Arbenita ka komentuar me disa emoji ku tregon se nuk i ka pëlqyer aspak veprimi.

“Herën tjetër zemër”, i përgjigjet Fero komentit të saj. Megjithatë, reperi ka treguar se në fakt bëhet fjalë për projektin e ri muzikor që do të sjellë së shpejti dhe fjalët e shkruara në postim janë tema e këngës së re.