Këngëtarja dhe biznesmenia Rezarta Shkurta po kalon pushimet më të bukura krah bashkëshortit, Ermal Hoxha. Çifti ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe ku dy ditë më parë Ermali i propozoi sërish Rezartës, pas një dekade e gjysmë bahskë.
“Thashë po… Per te dyten here edhe pas 15 vitesh bashke… Ne te mire e ne te keqe, gjithmone prane teje… Te dua”, shkruante Rezarta e emocionuar.
Ditën e sotme çifti ka vizituar edhe xhaminë Sheikh Zayed nga ku Rezarta ka postuar një video e mbuluar me shami.
Këngëtarja ka marrë shumë komplimenta nga fansat teksa vetë ajo duket se po i shijon në maksimum këto pushime duke shëtitur në disa vende.