RISIA E FUNDIT E REPIT/ Këta këngëtarë shqiptarë provuan se anglishtja është jashtë mode! (VIDEO) – AlpeGossip
RISIA E FUNDIT E REPIT/ Këta këngëtarë shqiptarë provuan se anglishtja është jashtë mode! (VIDEO)

RISIA E FUNDIT E REPIT/ Këta këngëtarë shqiptarë provuan se anglishtja është jashtë mode! (VIDEO)

Risia e fundit e repit është futja e gjuhës gjermane.  Por pse pikërisht gjermanishtja?

Një pjesë e mirë e reperave kosovarë dhe këngëtarëve të listuar më poshtë kanë jetuar në Gjermani apo Zvicër dhe e dinë fare mirë çfarë ndryshimi pëson kënga nëse ndërthuret bukur me gjuhën gjermane.

Përveç kësaj, të gjithë e dimë se greqishtja  përshembull s’ka ndonjë raport të mirë me repin, italishtja aq më pak e ndërsa spanjishtja është ezauruar.

1. Loredana & Mozzik 

Loredana duket se është frymëzim për Mozzik në çdo aspekt. Kënga e re e dyshes ka vetëm 1 ditë që ka dalë dhe deri më tani ka më shumë se 1 milion e gjysmë klikime.

E lindur në Zvicër, Loredana ka spikatur me zërin e saj dhe që tingëllon ëmbëlsisht ‘i egër’ kur flet dhe këndon gjermanisht.

2. Ardian Bujupi

Këngëtari duket se deri më tani po ia del me sukses ta ndërthurë karrierën e tij mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Shumë këngë të tij janë në gjuhën gjermane, por kjo s’e ka penguar që të dëgjohet nga audienca shqiptare.

3. Dhurata Dora

Kush mund ta mohojë, se pjesa më interesante e këngës së fundit të Dhurata Dorës, është kur kjo e fundit nis të repojë në gjermanisht?

4. Noizy

Toto-ja e famshme e Noizy-it në bashkëpunim me reperin gjerman Raf Camora rezultoi gjithashtu një sukses, duke u kthyer në fare pak kohë në këngën që dëgjohet kudo përtej kufijve.

Edhe më parë, Noizy e ka ditur fuqinë që repi në gjermanisht ka dhe bashkë me Azet, (reperin gjerman me origjinë kosovare) realizuan Nummer 1.