“KA SHPRESUAR NGA DITA E PARË…”/ Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit – AlpeGossip
“KA SHPRESUAR NGA DITA E PARË…”/ Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit

“KA SHPRESUAR NGA DITA E PARË…”/ Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, herë pas here tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Herë pas here është përfolur në lidhje me raportin që Sara ka me familjarët e partnerit të saj.

E këtë kuriozitet ka vendosur që t’ua heqë vetë ajo. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në “Instagram”, Gjordeni u është përgjigjur pyetjeve, kritikave apo edhe komplimenteve që fansat i kanë bërë.

Teksa dikush i tha se ‘nëna e Bardhit duket e lumtur që ka një nuse të tillë’, ajo ka sqaruar raportin e tyre dhe tha se është krejtësisht ndryshe nga ajo që kanë menduar njerëzit.

“Në sytë e vjehrrës tënde është parë që është shumë e lumtur që ka një nuse si ty”, ka qenë komenti i një ndjekësi.