Avokado + çokollatë e zezë = Parajsë
Kjo është e vërteta djem dhe vajza! 28.000 njerëz pohuan se kishin mbetur të mahnitur në profilin e një blogereje. Është kaq e thjeshtë dhe aspak e dëmshme, sepse avokado përmban proteina, yndyrna të shëndetshme, pak sheqer, vitamina dhe natyrisht fibra, ndërsa çokollata e zezë ka më pak sheqer se çokollatat e tjera.
E përgatisni në më pak se 7 minuta dhe ju duhen:
1 avokado
¾ filxhan me çokollatë të shkrirë
½ lugë çaji me vanilje
¼ lugë gjelle me kakao pluhur
Shkrini çokollatën në mikrovalë dhe ndërkohë avokadon bëjeni pure dhe bashkojini bashkë duke i trazuar vazhdimisht. Shtoni vanilje dhe kanellë. Gjithë masën vendoseni në frigorifer për gjysmë ore. Pasi është ftohur, krijoni topa të vegjël dhe në fund spërkatini me pluhurin e kakaos.