Estela Ujka dhe Jonida Maliqi bëjnë “xing” me të njëjtin fustan (FOTO) – AlpeGossip
Estela Ujka dhe Jonida Maliqi bëjnë “xing” me të njëjtin fustan (FOTO)

Estela Ujka dhe Jonida Maliqi bëjnë “xing” me të njëjtin fustan (FOTO)

Blogerja e njohur Estela Ujka na mahniti dje me disa foto të reja në Instagram, e veshur me një fustan saten në ngjyrë portokalli. Estela është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë e një vajze.

Por pavarësisht se me barkun e rrumbullakosur, blogerja duket se nuk e ka problem aspak të gjejë veshjen e përshtatshme nëpër evente. Ajo gjen gjithmonë veshjen e duhur, edhe pse këtë herë ajo kishte veshur një fustan që ia kishim parë dikujt më parë.

Jonida Maliqi veshi të njëjtin fustan në koncertin recital të Elvana Gjatës dhe dukej shumë në formë. Po juve kush ju pëlqen më shumë?