Arbana Osmani është e lumtur. Dhe siç tregon në studion e Top Shoë, një nga arsyet e kësaj lumturie është puna në media. “Kam ëndërruar gjithmonë radion, televizionin dhe sigurisht që është fat shumë i madh që m’u dha kjo mundësi,” ka treguar moderatorja e Top Channel, që tani është pozicionuar mirë në median ku ka punuar qysh prej fillimeve të saj.
Në pritje të fillimit të “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana tregon se fillimet e saj nuk kanë qenë dhe aq të thjeshta. “Shkon me qejf dhe pastaj kupton se askush nuk të pret ty dhe pret ashtu si fëmijë, të të hedhin ndonjë kockë,” duke iu referuar vështirësive për të gjetur reklama, e kësisoj për të patur një emision të mirëfilltë të saj, që tani ia ka marrë dorën mirë.
Arbana do të rikthehet këtë të shtunë në ekran me ‘Dua të të bëj të lumtur’, një sepktakël që e ka shumë përzemër, pasi në thelb ka jetën e njerëzve të zakonshëm dhe këtë e bën me shumë dashuri dhe përkushtim.