“Me Julin jetojmë në një pallat por nuk flasim”/ Gentian Zeneli zbulon të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
“Me Julin jetojmë në një pallat por nuk flasim”/ Gentian Zeneli zbulon të vërtetën (FOTO)

“Me Julin jetojmë në një pallat por nuk flasim”/ Gentian Zeneli zbulon të vërtetën (FOTO)

Gentian Zenelaj është një nga figurat e njohura të ekranit dhe teatrit. Ai fillimisht u bë i njohur si një nga pjesëtarët e grupit komik The SHBLSH. Bashkë me Ermal Mamaqin dhe Julian Deda ata sillnin skeçe humori që u pëlqyen shumë nga publiku.

Por pas disa vitesh pune bashkë, tre aktorët ndanë rrugët e tyre në një mënyrë jo miqësore.

Për pasojë pati një mungesë totale komunikimi mes aktorëve. Por si vazhdon marrëdhënia mes tyre vite pas këtij konflikti? A janë zbutur “gjakrat”?

I pyetur nga prezantuesja e “Intervista VIP”, Antoneta Koci, Zenelaj ka treguar se gjërat pothuajse nuk kanë ndryshuar fare vitet e fundit mes tij, Julit dhe Ermalit. Me këtë të fundit ka më shumë komunikim, por jo të njëjtën miqësi si disa vite më parë.

“Me Ermalin përshëndetemi, pimë kafe ndonjëherë. Por vetem kaq… Ai grup (The SHBLSH) u nda por jeta vazhdon.”-është shprehur Zenelaj.

Ndërsa përsa i përket raportit me Julian Dedaj, Genti tregoi se nuk ka asnjë komunikim.

“Ne jetojmë në të njëjtin pallat ndaj shihemi here pas here, por nuk përshëndetemi. Nuk ka pasur komunikim këto katër vitet e fundit fare, ashtu ka ndodhur dhe unë personalisht mendoj se ashtu duhet të vazhdoj, sepse mbetën shumë gjëra pa u sqaruar, dhe përderisa nuk u sqaruan atëherë kur ndodhi, më vonë u mbuluan dhe nuk ka më vlerë!”-u shpreh ai.