Trondit reperi i famshëm: Meshkujt që hanë banane dyshohen të jenë gej - AlpeGossip
Trondit reperi i famshëm: Meshkujt që hanë banane dyshohen të jenë gej

Trondit reperi i famshëm: Meshkujt që hanë banane dyshohen të jenë gej

Reperi i famshëm Wiz Khalifa ka dhënë një deklaratë të pazakontë lidhur me konsumimin e bananes tek meshkujt.

I ftuar në emisionin radiofonik “Breakfast Club” reperi ka treguar se urren ta konsumojë bananen të plotë.

“Ti duhet ta ndash atë në disa pjesë.Nëse e kafshon një banana, ti je një i dyshuar gej” – i’u drejtua Khalifa moderatorit të emisionit.

Edhe pse ky i fundit ia ktheu se ishte thjesht një frut, Khalifa vazhdoi të këmbëngulte në të tijën: “Unë thjesht po mundohem të të ndihmoj, vëlla. Nëse je në publik, thjesht ndaje atë në pjesë”.

Më vonë ai tha se një këshillë që do t’u jepte femrave ishte: “Vëzhgojini mirë meshkujt, ndoshta ata nuk po e hanë ashtu siç duhet bananen”.